Kompania DELD

Kompania DELD specializohet në prodhimin e komponenteve dhe aksesoreve të ndryshem metalike,alumini dhe plastike per grila,dyer e dritare dhe rrjeta per insekte. Kompania ka filluar veprimtarine në vitin 1995 dhe kohë pas kohe ka arritur ta zgjeroje ndjeshëm games e produkteve.
Në vitin 1997, firma jonë futi në treg një produkt të ri, rrjetat avolgibile me saldim, për herë të parë në tregun shqiptar dhe me teknologjinë më moderne. Shumllojshmeria e produkteve vazhdon të zgjerohet gjithmonë mbi bazat e teknologjisë së kohës me prodhimin e dyerve dhe dritareve me profile alumini dhe plastike, persianeve orientabile duralumini, porta dhe qepena për garazhe dhe dyqane.
Gjithashtu , firma jonë përveç produkteve në sektorin e aluminit dhe plastikës, me teknologji gjermane në vitin 2001 fillon prodhimin e të gjithë aksesorëve të grilave dhe të rrjetave.

Së fundmi firma jone ka hedhur në treg produkte të reja ,të një cilësie bashkëkohore, si porta baskulante, sezionale, kantine, kundra zjarrit, industriale.
E shtrirë në ambjentet e saj më të reja prej 8000m², nga të cilat 4000m² të mbuluara,te ndertuara ne struktura te industriale, DELD përparon edhe me strukturën e sajorganizative të ndarë në departamentet përkatëse të shitjes dhe marketingut, departamenti i prodhimit, departamenti i financës, zyra teknike dhe repartet e prodhimit të organizuara dhe të ndara në ambientet e reja.

Një ndër avantazhet konkuruese në treg të DELD është cilësia e lartë e produkteve. Duke shtuar dhe shumllojshmërinë në modele dhe ngjyra, DELD sot cilesohet si një ndër kompanitë me prestigjoze në këtë fushë.Fakti i të qënit konkurues në tregun Shqiptar i dedikohet shumllojshmërisë së produkteve ,të eksportuara edhe në vende të ndryshme të rajonit si ITALI, KOSOVE, MALI I ZI, MAQEDONI, BULLGARI, SERBI,RUMANI,BOSNJE HERCEGOVINE etj.
Për nje shërbim sa me korrekt e për te plotesuar kushtet e kërkuara te sektorit, kompania e plotëson gamën në bashkëpunim me firma të mirënjohura në Itali

Kontakt

Per me Shume Informacion na Kontaktoni